fbpx

Ky është i riu që vdiq tragjikisht në Bjeshkët e Deçanit

nga Revista Kosovarja

Në mënyrë tragjike ka vdekur një i ri nga komuna e Deçanit.

Elvis Osdautaj ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur pasditen e sotme në këtë komunë.

Sipas raportimeve të familjarëve, Osdautaj ka qenë me një kamion në Bjeshkën e Pleqës. Ai është rrotulluar derisa po zbriste nga mali për në qendër të qytetit.

I ndjeri nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupi i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes ku edhe mjeket e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Bashkë më të ka qenë edhe një person tjetër, i cili po trajtohet në Emergjencë.

Gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë./Gazeta Insajderi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]