Flokë të stilit Botticelli, sytë e lyer me shkëlqim ndërsa buzëkuqi kafe i errët.
Irina Shayk ka mahnitur së fundmi me këtë look bukurie surprizë , i cili është kthyer menjëherë trendi numër një për festat e fundit të 2022.
Gjëja e parë që bien në sy janë flokët kaçurrela, në një nuancë ngjyrë gështenjë të errët që shkon bukur me grimin e fytyrës.
Buzëkuqi kafe i errët
I gjithanshëm dhe i përshtatshëm për çdo lloj toni të fytyrës, i errët por i aftë për të ngrohur pamjen në maksimum, buzëkuqi ngjyrë kafe është kthyer prej kohësh në qendër të vëmendjes falë valës së gjatë të rikthimit të modës së viteve ’90. I dashur nga ikonat më avangarde të bukurisë si motrat Hadid, JLo dhe Rita Ora, për ish-engjëllin e Victoria’s Secret tani vjen në një teksturë kremoze pa e ekzagjeruar me efektin e shkëlqimit. Shkëlqimi në këtë grim është fokusuar vetëm në zonën e sye.
Efekti i shkëlqimit tek sytë për t’u dukur më “klas”
Sytë blu të akullt të partneres së Bradley Cooper janë grimuar vetëm me një rimel të zi, kapakët e syve me shkëlqim, një efekt minimal që bëhet ultra i rafinuar me vetullat e trasha në të njëjtën ngjyrë si flokët.
Rimeli që nuk bie në sy është në harmoni të plotë me shkëlqim, i cili i jep intensitet hipnotik syve.