fbpx

Ky është mjeku nga Gjakova që vdiq 6 ditë pasi u aksidentua në kryerje të detyrës

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 30 qershor ku u përfshi një veturë civile dhe një autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Si pasojë e aksidentit ditë më parë humbi jetën shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini.

Ndërsa sot është ndarë nga jeta si pasojë e lëndimeve të rënda edhe mjeku që ndodhej në autoambulancë, Mentor Salihi.

Lajmin për vdekjen e Salihit e kanë dhënë familjarë e të afërm përmes rrjeteve sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]