Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është moti për sot

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë krahasuar me ditët e kaluara. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të premtën dhe për fundjavë na pret mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, mirëpo edhe me zhvillime të vranësirave konvektive pasditeve të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]