fbpx

Ky është Naser Gashi, personi që u vra sonte në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Sonte është raportuar për një të vdekur dhe një të plagosur nga gjuajtja me armë, në Prishtinë.

IndeksOnline mëson se personi i vrarë është Naser Gashi, i cili ndërroi jetë 15 minuta pasi mbërriti në emergjencë.

I ndjeri është i moshës 63-64 vjeçare, thanë nga QKUK-ja.”Pas 15 minutave që është pranu në emergjencë, viktima ka ndërruar jetë. Viktima i përket moshës 63-64 vjeçare. I plagosuri i parë ka ardh rreth orës 22:35 minuta, që faktikisht ka qenë pothuajse pa shenja jete, I është bërë reanimimi i tij për gjysmë ore dhe ka ndërruar jetë”, deklaroi mjeku kujdestar, Agron Çitaku.

Lidhur me rastin policia kanë thënë se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]