Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është parashikimi i motit për këtë javë

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se këtë javë do të mbajë mot me temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se nga dita e hënë e deri të premten, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane.

Sipas IHMK-së, kjo prezencë e këtyre masave të ajrit do të ndikoj në rritjen e grafikut në fushat termike, shkruan lajmi.net.

Të premten parashihet një front vranësirash të cilat do të krijojnë kushte për reshje të përcjella me stuhi lokale.

Moneytizer Paragrafi 4

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për sot dhe nesër në qytetet kryesore të vendit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]