Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është parashikimi i motit për sot

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë gjatë ditës së sotme dhe katër ditëve të ardhshme mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë deri ditën e premte.

Sipas institutit, reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë më 30 nëntor.

“Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit. Në fushat termike pritet të ketë luhatje, duke bërë që mëngjeset të regjistrojnë vlera negative të temperaturave dhe ngrica të lehta, ndërsa si pasojë e rrezeve të diellit të cilat gjatë ditës do të jenë prezent, kushtet për mjegull të radiacionit (rrezatimit diellor) mbeten të njëjta si javën paraprake”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]