Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Anëtari i LVV-së e krahason fitoren me çlirimin e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë e ka fituar Komunën e Podujevës pa balotazh, duke bërë që për herë të parë pas 20 viteve në këtë komunë të shënojë humbje LDK-ja.

Mbi artikull

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevdet Maloku përmes një shkrimi në Facebook e ka quajtur diktator ish-kryetarin e Podujevës, Agim Veliun.

Ai madje fitoren e LVV-së e ka krahasuar me ditën e çlirimit të Podujevës nga pushtuesit.

“Podujeva për herë të parë bëhet me kryetar sepse deri tani kishim diktator. Podujeva u çlirua për herë të dytë dhe ka dy data të çlirimit 19 Qershor dhe 29 Nëntor. Llapjanët për herë të parë do të qeverisin vet sepse qeverisja e Shpejtimit është qeverisje e popullit”, ka shkruar ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti.

Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]