fbpx

Ky është personi që dyshohet se u rrëmbye në Prishtinë, pengmarrësit kërkojnë para për lirimin e tij

nga Revista Kosovarja

Një burrë është zhdukur prej 30 prillit 2025, ndërsa familja e tij ka marrë mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur që pretendojnë ta kenë marrë peng dhe kërkojnë shuma të caktuara parash për lirimin e tij.

Personi që dyshohet se është rrëmbyer është Agron Bunjaku, rreth 46 vjeçar, banor i Prishtinës, i cili sipas bashkëshortes dhe vajzës së tij, nuk është parë më që nga data 30 prill, raporton Sinjali.

Në orët e para të ditë së djeshme, ato janë paraqitur në Stacionin Policor dhe kanë deklaruar se kërcënimet nga rrëmbyesit janë të rënda dhe të drejtpërdrejta, duke përfshirë mesazhe si: “Nëse nuk paguani, do ta zhdukim.”

Rasti është marrë nën hetim nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, është inicuar si vepër penale “Rrëmbim”.

Familja e Agron Bunjakut kërkon ndihmën urgjente të autoriteteve për lokalizimin dhe kthimin e tij të gjallë në shtëpi.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]