fbpx

Ky është personi që dyshohet se vrau djalin e tij në Podujevë

nga Revista Kosovarja

Ka ndodhur një vrasje e rëndë në Podujevë. babai ka shtënë më armë zjarri (kallash) në drejtim të djalit të tij i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Gazeta mëson se Naim Ismajli është babai që dyshohet se la të vdekur djalin e etij pasi gjuajti me armë zjarri në drejtim të tij.

Ndërsa viktima, siç mëson Insajderi është Erdonit Ismajli.

Ky është djali që u vra nga babai i tij në Podujevë

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas informative të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Agron Borovci, zëdhënës i policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]