fbpx

Ky është personi që e ‘detyrojë’ Sabianin ti ngjyros flokët

nga Revista Kosovarja

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sabiani ka bërë një ndryshim shumë të guximshëm së fundmi duke i lyer flokët plot me ngjyra, një look ky shumë ekstravagant që jo çdokush do guxonte.

I pyetur nga “Panorama Plus” se si i lindi ideja për të bërë një ndryshim të tillë drastik në pamje, Sabiani tregoi se kjo ishte kërkesa e vajzës së tij Keisit.

Keisi i kishte treguar Sabianit foton e reperit Tekashi 6ix9ine dhe këngëtari e kishte pëlqyer look-un e tij.

“Të them të drejtën, as e njoh fare reperin 6ix9ine, por vajza ime Keisi më tregoi flokët e tij dhe më pëlqyen shumë. Çudi si s’më kishte shkuar ndërmend më parë. Është kaq gjë e thjeshtë dhe e bukur. Edhe pse për këtë ndryshim të ngjyrës m’u desh të shpenzoja 6 orë!”, tregoi Sabiani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]