fbpx

Ky është personi që tentoi ta sulmonte Noizyn në sheshin Skënderbej

nga Revista Kosovarja

Ka prej dy ditësh që reperi, Rigels Rajku – Noizy, është sulmuar në sheshin Skënderbej.

Artisti ishte i ftuar në një eveniment të mbledhur në qendër të Tiranës ku zhvilloheshin ndeshje Muay Thai, shkruan “Kosovarja”.

Ndërsa, në mes tij dhe vëllait të ish-anëtarit të grupit OTR, Escobars ka pasur një përleshje.

Pamjet e sherrit, ku nuk kursyen as ofendimet me fjalë banale, janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre.

Rep – artisti, Noizy, është përplasur virtualisht gjithashtu edhe me drejtuesin e këtij programi, pasi në “Gjoni’s Black” janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me këtë të fundit dhe i kanë bërë diss në emision. Përveç kësaj edhe vetë Meriton Mjekiqi ka hedhur thumba për Noizy-n përmes disa postimeve në Instagram.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]