fbpx

Ky është personi që u gjet i vdekur në Malishevë

nga Revista Kosovarja

Një person është gjetur pa shenja jete sot në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.

Sipas burimeve bëhet fjalë për Hysen Krasniqi.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tregoj që vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj./Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]