fbpx

Ky është pozicioni i fuqishëm të cilin e shijojnë si meshkujt ashtu edhe femrat

nga Revista Kosovarja

Seksi është një mënyrë e mirë për të lehtësuar stresin dhe ky pozicion rekomandohet si veçanërisht efektiv

Yab-Yum mund të jetë një pozicion jashtëzakonisht i fuqishëm nëse partnerët sinkronizojnë frymëmarrjen e tyre dhe shikojnë njëri-tjetrin në sy, shpjegoi seksologia dr. Carol Quinn.

“Ky pozicion i frymëzuar nga seksi tantrik i lejon partnerët të fokusohen te njëri-tjetri, gjë që në vetvete largon stresin”, thotë seksologia dr. Carol Quinn, transmeton Telegrafi.

Si praktikohet Yab-Yum?
Mashkulli duhet të ulet këmbëkryq, kurse partnerja e tij duhet të ulet në prehrin e tij përballë tij dhe t’i mbështjellë këmbët rreth shpinës së tij. Ata përqafojnë njëri-tjetrin me duar dhe shikohen drejt në sy.

Pozicioni është i mirë për gratë, sepse ato mund të kontrollojnë penetrimin, kurse penisi do të stimulojë më shumë pjesën më të ndjeshme të vagjinës.

” Yab-Yum mund të jetë jashtëzakonisht i fuqishëm nëse partnerët sinkronizojnë frymëmarrjen e tyre dhe shikojnë njëri-tjetrin në sy. Shtimi i këtyre elementeve ju ngadalëson dhe fokusohet te kënaqësia në mënyrë që të mund të relaksoheni plotësisht në këtë pozë jashtëzakonisht intime”, përfundon Dr. Quinn.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]