fbpx

Ky është pronari i lokalit që u vra gjatë grabitjes së armatosur në Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

Një grabitje e armatosur që ndodhi mbrëmë në një market në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, përfundoi me vra sje. Sinjali mëson se i vde kur ka mbetur pronari i lokalit Ali Maloku, rreth të 70-ave.

Ai nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve nga arma e zjarrit.

Lajmin për vde kjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha ajo.

Policia mbrëmë konfirmoi për Sinjalin se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, si dhe është sekuestruar një armë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]