Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili është më pranë publikut sonte, duke u shfaqur në një nga formatet më të ndjekura të momentit ‘Ferma VIP’.
Megjithatë, ndryshe nga sa mund të prisnin fansat, ajo nuk është bërë pjesë e spektaklit si konkurrente. Adelina ka marrë rolin e opinionistes, duke zëvendësuar mikun e saj Katro Zizion, shkruan “Kosovarja”.
Prania e Adelinës në këtë rol ka ngjallur menjëherë reagime dhe interes të madh nga publiku, duke e kthyer emisionin në një nga temat më të diskutuara të mbrëmjes.
Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe karizmën që e karakterizon, pritet që ajo të sjellë diskutime të zjarrta në këtë spektakël.