Nje nder shenjat e para te plakjes jane rrudhat ne pjesen e poshtme te syve. Kur rrudhni vetullat apo kur buzeqeshni ato dalin me shume ne pah. Rrudhat mund t’ju bejne te dukeni te medhenj ne moshe dhe te tjetersojne paraqitjen tuaj.
Ato mund te shfaqen ne nje moshe shume te re si pasoje e mungeses se lageshtise sepse lekura poshte syve eshte shume delikate. Por kontribues ne shfaqjen e rrudhave jane ekspozimi ne diell, humbja e elasticitetit te lekures dhe humbja e kolagjenit.
Ne kete artikull do te lexoni disa kura te cilat ushqejne zonen rreth syve sepse ne kete menyre rrudhat do te jene me te zbehta. Perdorimi i nje kremi hidratues mund te zbuse paraqitjen e tyre me 20%.
Vaji i arres se kokosit
Do te vereni nje zbutje te konsiderueshme te rrudhave nese aplikoni vaj te arres se kokosit ne pjesen poshte syve. Ky vaj permban shume antioksidante dhe nxit pordhimin e kolagjenit.Duhet qe vajin e arres se kokosit ta perdorni 2-3 here gjate dites. Duke perdorur mollezat e gishtave, beni nje masazh te lehte pas aplikimit te tij.
Aloe Vera
Xheli Aloe veres e ben lekuren me elastike dhe eshte shume i mire per te zbehur rrudhat.Ai eshte i pasur me antioksidante dhe ne kete menyre e ushqen lekuren shume mire. Fale nxitjes se prodhimit te kolagjenit dhe fibres, ky xhel e ben lekuren me te tendosur. Perdoreni 2 ose tre here ne dite kete xhel duke bere nje masazh te lehte.
Vaji i Avokados
Do te krijoni nje kure shume te mire kunder rrudhave nese e perzieni vajin e avokados me vaj limoni ose qitroje. Perzieni nje luge gjelle vaj avokadoje me nje pike vaj limoni dhe me pas masazhoni zonen rreth syve.
Kastraveci
Ekstraktet e kastravecit ndihmojne ne ushqimin e lekures me antioksdiante dhe ne rritjen e elastines. Kastraveci zbut ndjeshem shenjat e plakjes pervecse ushqen dhe freskon lekuren.
Fetat e kastravecit i mbani per 10-15 minuta dhe me pas me vaj te arres se kokosit ferkoni zonen lehte.
Si te parandaloni rrudhat?
Te mesoni se si t’i parandaloni ato eshte menyra me e mire per te lu ftuar rrudhat.
Rregullat per nje lekure elastike ne zonen e syve jane:
1-Perdorni krem kunder diellit
2-Mbani syze dielli
3-Per te permiresuar kompleksitetin e lekures, pini 8-10 gota uje ne dite.