Përshëndetje e nderuara magjistare.
Jam vajzë 27 vjeçare. Jetoj në Prishtinë, e pa punë. Kam një lidhje tri vjeçare me një djalë që jeton në Prishtinë, por nuk është nga Prishtina.
Ka jetuar jashtë Kosovës e tash është kthyer. Kemi pas një lidhje shumë perfektë. Por, në momentin kur kemi caktuar datën e dasmës , të martesës, ka ndodhur diçka për çmenduri mes nesh.
Ai më është larguar dhe nuk donë të më qëndrojë afër. Tash me propozimin e tij, e kemi shtyrë për më tutje martesën , sepse nuk kishim planifikuar dasmë, por një udhëtim në Turqi .
Jemi e tërë familja në hall, por edhe familja e djalit ashtu po shprehen që janë të brengosur për djalin e tyre.
Nuk po di askush çka ka ndodhur, andaj t’u drejtova ty që të më thuash ckado që sheh…
A do të kemi martesë apo mori fund gjithçka?
“ermira”
Përgjigje
Ai ka jetuar jashtë . Atje e ka pas një lidhje të planifikuar për martesë, por nuk është realizuar. E dashura e tij ka hequr dorë për shkak të dallimeve në mentalitet dhe ka marrë fund te ata gjithçka.
Ndërsa, tek ju është një gjendje krejt tjetër.
Ti në dhomën tënde ku flen, hiqi rrobat tua nga dollapi i parafundit nga ana e majtë e tij dhe ke për t’i gjetur tre gurë. Dy janë si të verdhë, një është i zi.
Nxjerr rrobat një nga një dhe do t’i gjesh aty. Unë po i shoh që janë aty dhe ata tre gurë hudhi me një ujë që ec pa ndal, sepse janë gurë me magji dhe pas pesë ditësh ai do të rikthehet te ti dhe do ta bëni martesën.
Ju keni ndejtë në shtëpi me dy shoqe para tri javësh dhe keni fjetur aty. Njëra prej shoqeve tua ka pas dikur synime kah ky djali dhe aty kanë ndodhur do lëvizje, të cilat s’ ke nevojë t; I promlematizosh.
Mos hap tema të tjera kush e qysh ka pas synime, sepse i jep fund negativ qëllimit për martesë.