fbpx

“Ky është shansi i fundit për të shpëtuar,” banorëve në Luhansk u kërkohet të largohen

nga Revista Kosovarja

Banorëve të rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore u është kërkuar që të evakuohen menjëherë, sipas BBC.

“Java e ardhshme mund të jetë e vështirë. Ky është shansi i fundit për të shpëtuar,” sipas kreut të administratës rajonale të Luhansk, Sergei Gaidai.

Forcat ruse kanë zhvendosur fokusin e tyre në Luhansk dhe Donetsk, të cilat janë pjesë e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, një zonë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut.

Ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës janë përgatitur për një ofensivë brutale ruse në këtë rajon.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]