fbpx

Ky është shoferi që u kap me Policinë në Prishtinë pasi iu konfiskua vetura

nga Revista Kosovarja

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze që eskaloi edhe në sulme duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Ndër motivet më të shpeshta janë pakënaqësitë e shoferëve për shqiptimin e gjobave pas thyerjes së rregullave në trafik, raporton Gazeta Sinjali

Për rastin që ndodhi së fundmi në kryeqytet, Policia arrestoi një person, i cili përfundoi në ndalim policor.

I dyshuari qe po voziste në gjendje të dehur, ka kërcënuar, fyer e madje edhe është kapur me policët, pasi vendosën t’ia konfiskojnë veturën dhe patentë shoferin.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i dyshuar është Milan Miric, rreth 30-vjeçar.

I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku pas përfundimit të procedurave, Prokurori ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në mbajtje.

Me vendim të tij, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]