fbpx

Ky është shqiptari që ruan krahët e VIP-ave amerikanë

nga Revista Kosovarja

Ardian Mustafaj, është një prej anëtarëve të stafit të sigurisë që kujdeset për VIP-at më të njohur amerikan, i cili ka qenë vite më parë ish-efektiv i Forcave Speciale RENEA.

Ai u tërhoq nga Policia shqiptare dhe tashmë është krah VIP-ave më të njohur të kinematografisë amerikane, shkruan newsbomb.al.

Mustafaj ka shërbyer si truprojë i Princeshës Samara të Familjes Mbretërore Saudite, truprojë i Sheikh Al-Madi në Katar, truprojë e Princit Al-Saudi në Dubai, etj.

Prej disa vitesh ish-speciali i RENEAS ka themeluar një kompani që ofron shërbime sigurie për të gjithë të famshmit në Shtete e Bashkuara të Amerikës, duke filluar me aktorë të Hollywood, këngëtarë, politikë e biznesmenë të ndryshëm që vizitojnë Nju Jorkun.

Dje, kasti i aktorëve të filmit “Black Adam” ka mbërritur në Time Square të Nju Jorkut dhe ekipi i sigurisë me në krye shqiptarin Ardian Mustafaj është kujdesur për sigurinë e tyre.

The Rock, Noah Centineo, Pierce Brosnan, Sarah Shahi dhe të tjerë aktorë të filmit, janë ruajtur nga ish-efektivi i Forcave Speciale shqiptare dhe ekipi i tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]