fbpx

Ky është vendi përrallor buzë detit ku u kurorëzuan sonte Ilir Shaqiri dhe Emanuela

nga Revista Kosovarja

Balerini Ilir Shaqiri është martuar këtë të shtunë me Emanuelën. Ato kanë festuar dy gëzime në një ditë pasi sot Emanuela ka dhe ditëlindjen.

Dasma përrallore është mbajtur buzë detit dhe për organizimin e saj është kujdesur deri në detaje “Ami Event”. Iliri është shfaqur i veshur me kostumin e dhëndrit, ndërsa Emanuela me fustanin e bardhë të nuserisë. Vajza e tyre, Emily, ka publikuar në rrjete sociale foto nga dita e tyre e madhe.

Kujtojmë se Iliri dhe Emanuela janë bashkë prej 20 vitesh. Ato nuk kanë zhvilluar dasmë më parë, por vetëm një ceremoni martesore me 14 persona.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]