Gjyakata ka vlerësuar se Qëndrim Januzi “me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni”. Për këtë edhe mori vendim që t`ia caktoj menjëherë 30 ditë paraburgim.
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Qëndrim Januzi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë.
Januzaj të shtunën kishte shtënë shtatë herë me armë ndaj Gazmend Hysenit i cili mbeti i vdekur si pasojë e plagëve të marra, shkruan Insajderi.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të nderin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra nderon jetë”, thuhet në njoftim të gjykatës.
Ndaj Januzit, gjyqtari i procedurës paraprake, vendosi që të njëjtit t`i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.