fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ky është viti i tretë me radhë që politika bëhet pengesë për pjesëmarrjen e Kosovës në Botërorin e Indisë

nga Revista Kosovarja
1 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Federata e Boksit të Kosovës ndihet mjaft e shqetësuar me faktin se Donjeta Sadiku mund të mbetet pa pjesëmarrje në Kampionatin e tretë Botëror shkaku i problemeve me viza.

Shtëpia e boksit kosovar insiston se politika është ajo që po përzihet në sport dhe që po ua mohon sportistëve të drejtën elementare – pjesëmarrjen në gara, për të cilat përgatiten dhe derdhin djersë.

FboxK e ka shpjeguar krejt ecurinë e procedurave për pajisjen me vizë të boksieres më të mirë në Kosovë, premtimet që i ka marrë dhe në fund zhgënjimin që po e përcjell.

Ekipi kosovar është dashur të niset të hënën (nesër) për në Indi, ku pasnesër do të hidhet shorti për Botëror, por që Donjeta Sadiku nuk është pajisur ende me vizë.

Pra, koha ia ka kthyer shpinën boksieres së njohur nga Klubi i Boksit ”Uniteti”, e cila mund ta humbasë edhe një garë të madhe shkaku i politikës, pasi nuk po mundë të marrë vizë.

“Politika përsëri pengesë e sportit. Ky është viti i tretë me radhë që politika bëhet pengesë për pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Botëror në Indi”, shkruan fillimisht Federata e Boksit të Kosovës.

“Kombëtarja e Kosovës në boks përsëri po ballafaqohet me probleme për pjesëmarrjen në kampionate botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës. Federata e boksit qysh nga muaji janar ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet nga data 14-26 Mars 2023 në New Dehli-Indi. Edhe pse Komiteti Olimpik i Indisë dhe Federata e Boksit e Indisë fajin ja hedhin Qeverisë Indiane gjegjësisht Ministrisë së punëve te jashtme te Indisë për mos pajisjen me viza për Kombëtaren e Kosovës në Boks”, shpjegon tutje institucioni më i lartë i boksit kosovar.

“Përveç FBOXK-it në këtë proces për pajisjen me viza për sportistët tanë kanë qenë të angazhuara Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e punëve të jashtme dhe diasporës e Kosovës. Edhe pse nesër me 13 Mars ekipi i Kosovës ka qenë e paraparë të udhëtojë, deri më sot kemi qenë në pritje të një përgjigje pozitive. Kosova në këtë kampionat botëror ka qenë e paraparë të përfaqësohet me boksieren medalisten botërore në60kg Donjeta Sadiku, ku kemi qenë të bindur që edhe nga ky kampionat Donjeta do të sillte medalje”, shton FboxK.

“Duhet cekur se ky është viti i tretë që shteti i Indisë ka refuzuar pjesëmarrjen e boksieres tonë në kampionate botërore 2018-2019-2023. Ne do të kërkojmë sqarime nga Federate botërore IBA për mos pajisje me viza, por jemi shumë të pikëlluar që nuk kanë marrë masa ndaj shtetit të Indisë, pasi besojmë se politika nuk duhet t’i ndalojë sportistët tanë të marrin pjesë. Dhe, si mundet IBA prapë të ja lejojë Federatës Indiane të boksit organizimin e kampionatit botëror kur më parë ka qenë e dënuar për mos lejimin e Kosovës dhe Pakistanit të marrë pjesë në kampionatet botërore 2018-2019.”

“Kjo nuk është hera e parë që ne si pjesë e Federatës Botërore IBA nuk lejohemi të marrim pjesë në ngjarje botërore si më parë që ka ndodhur në Indi, Serbi, Spanjë e tash prapë në Indi dhe ndjehemi të diskriminuar. Boksierët tanë të përfaqësueses përgatiten maksimalisht, arrijnë formë të mirë dhe është një ëndërr e madhe për ta që të jenë pjesë e këtyre kampionateve botërore. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë nga IBA që të angazhohet dhe të bëjë përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ngjarje e mëdha si të gjithë boksierët e federatave të tjera që janë nën ombrellën e IBA-së”, e përfundon shkrimin Federata e Boksit, përmes zëdhënësit dhe sekretarit të saj, Latif Demolli.  /Express/


Etiketa: Federata e Boksit

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Xhamia në Prishtinë shtron iftare falas për studentët dhe familjet në nevojë

9 orë më parë
Aktuale

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet vërtet?

13 orë më parë
Aktuale

Parlamenti Evropian voton për heqjen e vizave për kosovarët më 18 prill

14 orë më parë
Aktuale

“Loja me fjalë” te Neni 7: Vetëmenaxhim a Asociacion

17 orë më parë
Aktuale

Pothuajse gjysma e Tuzit votojnë kandidatët pro-serb

19 orë më parë
Aktuale

Hovenier për Asociacionin: Kurti të punojë me ne për zbatimin e kësaj marrëveshje

19 orë më parë
Postimi tjetër

Këto shenja të zodiakut nuk preken nga lotët e të tjerëve

E quajti lojën e saj të shtirur, Arjola Demiri reagon ndaj deklaratave të Luizit

Edoni zbulon se do të martohet

TË FUNDIT

Pirja e kafesë para vaktit të mëngjesit rrit rrezikun e kësaj sëmundje

13 minuta më parë

Kërkimet kanë treguar më parë se konsumimi i kafeinës mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës. Pirja e kafesë gjëja e...

Ja pse duhet të dalim jashtë sapo të zgjohemi

28 minuta më parë

Sipas neuroshkencëtarit nga Stanfordi, Andreë Huberman, një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë për shëndetin tonë mendor...

Fakte psikologjike, ja si ndikon dashuria e parë tek ju

7 orë më parë

Ngulit kujtime të gjalla në trurin tuaj. Dashuria e parë krijon kujtime që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tuaj....

Arsyet e vërteta pse partneri juaj mund t’ju ketë tradhëtuar

8 orë më parë

Kanë nevoja emocionale të paplotësuara. Partneri juaj mund të ndihet i vetmuar, i pavlerësuar, i parëndësishëm emocionalisht ose përgjithësisht i...

Horoskopi ditor, e Martë 21 Mars 2023

8 orë më parë

Dashi Do jeni në humor të shkëlqyer sot ju të dashuruarit dhe do ja shprehni akoma më shumë ndjenjat atij...

Flet shoqja e Keisit, për lidhjen e Keisit me Lorencin

9 orë më parë

Frensi Danga shoqja e Keisi Medinit, ka deklaruar në “Shqipëria Live” se nuk besonte te jetëgjatësia e raportit të saj...

MË TË LEXUARAT

“Jemi 3 vëllezër, e kam ndjerë mungesën e një motre”, Korab Shaqiri flet si rrallëherë

Çfarë na shkakton mungesa e vitaminave?

Pamje nga djegia e ish-gjimnazit “Ismail Qemali” në Ferizaj

Lidhja Diell-Neptun, shenjat e Horoskopit që do fitojnë shumë para

Pse ndodh përgjumja gjatë ditës dhe çfarë duhet të bëni

Ky është banori që u eliminua sonte nga “Big Brother VIP Albania”

Xhuli habit me deklaratën: Flejë gjithmonë e zhveshur

Luizi e cilësoi si moderatoren më seksi, Fjoralba Ponari habit me reagimin e saj

Arrestohen 5 vajza iraniane pasi kërcyen me këngën e Selena Gomez

200 mijë euro i kushton shtetit shkollimi i një mjeku, të cilin pastaj na e grabitë Gjermania

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist