fbpx

Ky përbërës i zakonshëm që gjendet në 50% të ushqimeve nxit përhapjen e kancerit

nga Revista Kosovarja

Kanceri është një sëmundje vazhdimisht në përhapje, dhe vazhdimisht e më shumë njerëz preken nga ajo.

Shkencëtarët kanë zbuluar se vaji i palmës rrit rrezikun e përhapjes së kancerit. Ai përmban një përbërës të quajtur acid palmitik, për të cilin shkencëtarët thonë se është” jashtëzakonisht i fuqishëm” për promovimin e kancerit të avancuar.

Ekspertët vendosën të eksperimentojnë me minjtë, për të cilët zgjodhën një dietë që përmbante këtë acid dhe panë se si ai ndikonte tek tumoret e lëkurës dhe të gojës.

Kanceri metastatik shfaqet kur sëmundja është përhapur. Zakonisht nuk mund të kurohet, por vetëm trajtohet. Studiuesit gjithashtu testuan se si do të ndikonte vaji i ullirit tek minjtë. Ata zbuluan se ai nuk nxit përhapjen e tumoreve siç bën vaji i palmës.

Vaji i ullirit dhe farat e lirit përmbajnë gjithashtu acide yndyrore të quajtura acid oleik dhe acid linoleik. Ekipi shpreson se gjetjet e tyre, të publikuara në revistën “Nature”, mund të hapin rrugën për trajtime të reja.

Vaji i palmës është një kontribuues i madh në ndryshimet klimatike, me rreth 200,000 milje pyje tropikale të shkatërruara për të ngritur plantacione.

Ai përdoret në markat kryesore të çokollatës, gjalpit të kikirikut, picave, petët e gatshme, shampo, pastë dhëmbësh, deodorant dhe buzëkuq, ashtu sikurse edhe në shumë produkte të tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]