Gazetarja dhe aktivistja Zana Avdiu ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë një fotografi pranë bustit të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Prishtinë.
Në përshkrimin e fotografisë, Avdiu e ka cilësuar Clintonin si hero.
Bill Clinton konsiderohet hero në Kosovë për shkak të kontributit të tij vendimtar gjatë luftës së vitit 1999, kur ai si president i SHBA-së mbështeti ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe, për të ndalur spastrimin etnik dhe dhunën ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës. Falë kësaj ndërhyrjeje, u arrit të ndalonte përndjekja dhe të krijoheshin kushtet për çlirimin e vendit, shkruan “Kosovarja”.
Në shenjë falënderimi për këtë rol historik, në Prishtinë është ngritur një bust dhe një rrugë mban emrin e tij, një simbol që rikujton aleancën me SHBA-në dhe përkrahjen e pakursyer që populli i Kosovës mori në një kohë vendimtare.