fbpx

Ky zakon i përditshëm në punë po ju dëmton shëndetin mendor

nga Revista Kosovarja

Në vitin 2021, fjalët që karakterizuan botën e punës ishin: “Dorëheqja e madhe”.

Anthony Klotz, psikolog organizativ dhe profesor në Universitetin A&M të Teksasit, përdori për herë të parë këtë frazë gjatë një interviste me Bloomberg në muajin maj të vitit të kaluar, si një mënyrë për të përshkruar valën e njerëzve që jepnin dorëheqjen nga vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, e cila bëri që shumë njerëz të rimendonin se ku, si dhe pse punojmë.

Por, ai kurrë nuk mundi të parashikonte atë që do të ndodhte më pas: Dorëheqja e Madhe ka vazhduar të dominojë titujt e lajmeve dhe ka vënë në vështirësi drejtuesit e bizneseve, për shkak se normat e largimeve nga puna kanë kapur shifra rekord. Në nëntor, plot 4.5 milionë punonjës dhanë dorëheqjen nga vendet e tyre të punës, sipas raportit të fundit të Departamentit të Punës.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjetjen e një vendi tjetër pune, apo me largimin përfundimtar nga fuqia punëtore, por ka të bëjë me marrjen në kontroll të punës dhe të jetës suaj personale, si dhe me marrjen e një vendimi të rëndësishëm – dorëheqjen – për ta arritur këtë gjë”, thotë ai për CNBC Make It. “Ky është një moment fuqizimi për punonjësit, i cili do të vazhdojë edhe përgjatë vitit të ri.”

Klotz ndan tre parashikimet e tij se si do të duket puna në vitin 2022:

Dorëheqja e Madhe do të ngadalësohet

Largimet nga vendet e punës do të vazhdojnë edhe në vitin 2022 – por Klotz nuk pret që ato të jenë në nivele aq të larta sa vitin e kaluar.

Edhe pse Klotz parashikon që dorëheqjet do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme me ritme të ngjashme me ato që kemi parë gjatë vitit të kaluar, ai nuk është i sigurt se “do të kemi një tjetër valë të madhe dorëheqjesh në vitin 2022”.

Kjo për shkak se tregu i punës i ka bërë kompanitë të ofrojnë përfitime më të mira dhe paga më të larta, të cilat Klotz thotë se nuk do të lejojnë që dorëheqjet e punonjësve të jenë “totalisht të shfrenuara” në muajt në vijim.

Marrëveshjet e punës fleksibël do të jenë normë, jo përjashtim

Liria për të punuar nga kudo është bërë kërkesa më e madhe gjatë pandemisë – aq sa njerëzit e vlerësojnë fleksibilitetin në vendin e punës njësoj me një rritje page prej 10%, sipas një studimi të ri të ri nga Projekti Kërkimor WFH.

Një numër gjithmonë e më i madh kompanish do ta pranojnë këtë ndryshim për të tërhequr dhe për të mbajtur talentet, argumenton Klotz. “Liderat kanë filluar të pyesin: ‘Si mund t’u japim njerëzve më shumë kontroll për oraret e tyre? Si mund të jemi më fleksibël?”, thotë ai.

Menaxherët që ia vënë fajin faktorëve të jashtëm për largimin e punonjësve – qofshin këto lidershipi i qeverisë, pandemia, paketat e papunësisë apo arsye të tjera – dhe refuzojnë të ofrojnë punë fleksibël, do të jenë “humbësit që do të kenë më shumë vështirësi në vazhdën e Dorëheqjes së Madhe”, shton Klotz.

Klotz pret që kultura e punës fleksibël do të çojë në një ekuilibër më të mirë punë-jetë dhe do të përmirësojë shëndetit mendor të punonjësve. “Një nga gjërat e pakta pozitive të kësaj pandemie të tmerrshme është se bota e punës do të bëjë një hap përpara në të mirë të punonjësve,” thotë ai. “Puna do të përshtatet me jetën tonë personale, në vend që jeta jonë personale të përshtatet me punën.”

Punët në distancë do të bëhen më konkurruese

Pandemia përshpejtoi trendin e automatizimit, pasi kompanitë filluan të përdorin kamarierë dixhitalë dhe teknologji të tjera, të nxitur nga rregullat e distancimit social dhe nga frika e virusit. Në vitin 2020, Forumi Ekonomik Botëror anketoi rreth 300 kompani globale dhe zbuloi se 43% e bizneseve presin të reduktojnë fuqinë punëtore nëpërmjet teknologjisë së re.

Klotz parashikon që kompanitë do të bëjnë investime më të mëdha te robotët dhe inteligjenca artificiale, për të reduktuar kohën dhe kostot e punësimit edhe pas përfundimit të pandemisë.

Këto përfitime mund t’i shtyjnë kompanitë të punësojnë më shumë kandidatë ndërkombëtarë për punët në distancë, duke krijuar më shumë konkurrencë, shton ai. “Nëse jeni një organizatë ku është e mundur puna në distancë, mund të rekrutoni punonjës nga e gjithë bota që mund të bëjnë të njëjtën punë për një pagë më të ulët se punonjësit vendas.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]