Kylie Jenner, ka provokuar edhe nga karantina duke ekspozuar linjat e saj trupore.
22-vjeçare, në një postim në Instagram ditën e djeshme theksoi pasuritë e saj trupore në një bodysuiut me ngjyrë të bardhë, shkruan DailyMail.
Ajo ishte duke qëndruar në rezidencën e saj prej 36,5 milionë dollarë. Kylie, publikoi disa video ku ishte duke qëndruar ulur në kolltuk. Kylie, tregoi me krenari figurën e saj të përsosur. Ajo përshtati veshjen me një gjerdan të vogël prej ari, që paraqiste një varëse drejtkëndëshe derisa lëvzite kamerën poshtë për të treguar kofshët e saj.Kylie kishte vendosur edhe makijazh të rëndë, flokët mbante kapur.
Modelja ka qenë aktive me postime gjatë kohës sa ka qëndruar në karantinë, madje ajo ka lansuar linjën e saj të re ‘Kylie skin’. Me një postim në Instagram ajo tha se është shumë e lumtur dhe tregoi se produkti tani mund të blehet në gjithë botën.
Bukuroshja e familjes Jenner, kohët e fundit i ka kaluar me vajzën Stormi, ku në një nga postimet u pa se ajo ia mësonte durimin vajzës së saj me disa bonbone.Stormi është fëmija i vetëm i Kylie. Ajo bashkë me reperin Travis Scott janë prindër të vajzës.