Big Basta ka habitur me mbishkrimin që ia la fotos së fundit me Vesën.
Një çift shumë simpatik i estradës shqiptare është edhe Vesa Luma dhe Big Basta.
Dyshja po jetojnë në Zelandë të Re bashkë me djalin e tyre Lianin, ndërsa kanë mall për t’i vizituar trojet shqiptare.
Së fundi, Basta publikoi një foto, në të cilën shfaqet pranë Vesës, kurse në mbishkrimin që ia la fotos thotë me shaka se nuk mund të konsumosh një ushqim njësoj andaj edhe gruan ka ardhur koha ta ‘ndërrojë’.
“Me te njejten fytyre ne krah gjithe keto vite, njesoj si te kesh makarona perdite, te ben dem… ka ardhur momenti ta ndrroj ❤️ @vesaluma“, shkruan ai.
Për ndryshe, Vesa Luma dhe Big Basta kanë paralajmëruar rikthimin me një duet, ndërsa këto mund të jenë vargje të shkëputura nga kënga.