Kylie Jenner publikoi dy fotografi me rroba banje në llogarinë e saj zyrtare në Instagram të premten në mëngjes.
Miliarderja 24-vjeçare kishte veshur një kostum banje me një ngjyrë argjendi me shkëlqim, ndërsa ishte shtrirë në një varkë, shkruan DailyMail.
Nëna e dy fëmijëve tha se ishte në një ‘liqen’ që dukej të ishte Liqeni Powell, një rezervuar artificial në lumin Kolorado në Utah dhe Arizona.
Vendasja e Calabasas, Kaliforni i kishte lidhur flokët e saj të zeza në një bisht, dhe e mbajti larg diellin me një palë syze dielli të zeza me disa unaza argjendi.
Ylli nuk ka pozuar shumë me rroba banje që kur ajo mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë, një djalë, më 2 shkurt.