Interneti ka spekuluar disa herë nëse Kylie Jenner ka apo jo implante në gjoks, dhe ajo u aktivizua në TikTok për të sqaruar gjërat.
Ajo madje tregoi edhe lokacionin ku e vendosi silikonin dhe mjekun që i bëri ndërhyrjen plastike.
Në përgjigje të një fansi që i kërkoi Kylie-t të zbulonte “çfarë kërkove kur bëre ndryshime në gjoks”, Kylie shkroi një mesazh shumë informues “445 cc, profil i moderuar, gjysma nën muskul, silikon! Te Garth Fisher! Shpresoj se kjo të ndihmon”.
Kylie foli hapur rreth rregullimit të gjoksit gjatë një episodi të vitit 2023 të serialit “The Kardashians” .
“E dini, unë i rregullova gjoksin para se të kisha Stormin”, tha ajo.
“Kisha gjoks të bukur, si gjinj natyralë. Të ulur në mënyrë perfekte – thjesht të mrekullueshëm. Sikur madhësi perfekte, gjithçka perfekte. Dhe padyshim që do të doja të mos i kisha rregulluar kurrë që në fillim. Do t’i rekomandoja kujtdo që po mendon për këtë të presë deri pas fëmijëve. Sigurisht, kam edhe një vajzë, do të më vinte keq nëse ajo do të donte ta rregullonte trupin në moshën 19 vjeç”, tha Kylie, duke iu referuar moshës kur ajo e bëri ndërhyrjen.