Hoteli La Suite Boutique, me një delikatesë të lartë dekoresh e nuancash të bashkëdyzuara me stil unik, shërbim serioz dhe meny të shijshme, iu garanton një eksperiencë të pa provuar më parë brenda ambienteve magjike të tij.
La Suite Boutique, me një kapacitet prej 12 dhomash, ku secila prej tyre është unike dhe e veçantë në arkitekturën dhe stilin e saj, ofron për ju magjinë e vërtetë si të një hoteli me pesë yje.
Me një pozicion strategjik në qendër të Tiranës, nga ku mund të shijoni edhe një pamje magjepsëse të kryeqytetit shqiptar, Hoteli La Suite Botique ju mirëpret me shërbim të shpejtë, serioz dhe super korrekt, të cilin e hasni që nga parkingu dhe mikpritja e ngrohtë e portierit e deri te detajet më të vogla të cilat ky hotel ofron për ju.
Në Restorantin Appetitt nga La Suite, ju keni mundësinë të shijoni menynë e pasur dhe shumëllojshmërinë e pjatave mesdhetare, të cilat me shumë elegancë janë kombinuar me interierin dhe dekorin e kuzhinës, që reflektojnë origjinalitetin e një restoranti të zbukuruar përtej imagjinatës suaj.
Njëherësh, në restorantin e bukur të La Suite, për ju që keni menduar t’i dhuroni vetes çaste intime, atë mund ta realizoni duke rezervuar në çdo kohë dhe duke shfrytëzuar ambientet romantike që ky hotel ka ideuar enkas për ju.
Përjetoni magjinë e të akomodimit, ushqimit cilësor dhe rehatisë, duke vizituar dhe rezervuar edhe përmes platformave online te hotelit në Facebook: La Suite Botique Hotel dhe në Instagram: @lasuite.botiquehotel.