Në të gjithë botën ekzistojnë vetëm 4 ngjyra të pasaportave.
Pasaportë të kuqe kanë vendet me të kaluar komuniste si Serbia, Sllovenia, Kina, Rusia, Bullgaria, Romani, Polonia, por edhe gati të gjithë anëtarët e EU’së, përveç Kroacisë kanë ngjyrë të kuqe. Pasaporta e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës gjithashtu kanë ngjyrë të kuqe.
Bolivia, Kolumbia, Ekuadori dhe Peru kanë pasaportë të kuqe të errët.
Pasaporta e kaltër simbolizon “Botën e re” në të cilën bëjnë pjesë 15 shtete të Karaibeve.
Qytetarët e Amerikës janë pajisur me pasaportë të kaltër që nga viti 1976.
Pasaportë të gjelbër kanë të gjitha shtete në të cilat islami është religjioni dominues, ku thuhet se ngjyra e gjelbër ka qenë e preferuar e Muhametit dhe për këtë arsye është vendosur të përdoret kjo ngjyrë.
Pasaportë të gjelbër kanë komuniteti i vendeve të Afrikës Perëndimore, të tilla si Burkina Faso, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Senegal.
Ndërsa pasaportë të zezë kanë vetëm disa vende. Nga vendet afrikane, këto janë Botsvana, Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Kongo dhe Malavi. Përveç tyre, këtë ngjyrë të pasaportës përdor edhe Zelanda e Re, duke pasur parasysh se ngjyra e zezë është ngjyrë nacionale.
Ndryshe ngjyra e kuqe në pasaportë është ndër më të shumtat që përdoret në botë.