fbpx

Labinot Gashi reagon pas vdekjes së Festim Isufit

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së premte në Rrugën B, ka humbur jetën dizjaneri i njohur, Festim Isufi.

Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe shumë figura të njohura, ndër ta është edhe moderatori Labinot Gashi, shkruan “Kosovarja”.

Në llogarinë e tij, ai ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të dizajnerit dhe ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët.

“Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta te Festim Isufit. Ai ishte me shume se një bashkëpunëtor, ishte një njeri jashtëzakonshëm, i përkushtuar, i sinqerte dhe gjithmonë gatshëm te ndihmonte me zemër te hapur. Kontributi i tij profesional dhe njerëzor do te mbetet i paharruar për te gjithë ne qe patëm fatin ta njohim e të punojmë me të. Ngushëllimet e mia me të sinqerta familjes, miqve dhe te gjithë atyre qe ndihen te prekur nga kjo humbje e madhe. U prehtë ne paqe.” Ishin fjalët e Gashit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]