fbpx

Laert Vasili: Meritoj të jem në finale, Big Brother-in e kam bërë pa asnjë strategji

nga Revista Kosovarja

Laert Vasili dhe Egli Tako janë në garë për t’u shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother.

Ata kanë qëndruar përpara banorëve së fundmi duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Një nga pyetjet që iu parashtrua aktorit kishte të bënte me atë se pse meriton të jetë në finale.

Laerti thotë se ka nisur Big Brother-in pa asnjë strategji, pa menduar ndonjë skemë.

“Unë mendoj që e meritoj të shkoj në finale për arsyet e mëposhtme, e para kam bërë një Big Brother pa patur asnjë strategji apo skema të ndryshme të cilat shpeshherë i kemi dëgjuar në shtëpi edhe kur i kemi zbuluar, janë thënë ishin lojë. Unë nuk kam pasur një rrugëtim të tillë”, u shpreh ai.

Pritet të shihet se kush nga ta do të shkojë në finale, teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri në fund.

Finalisti i parë i këtij reality shou për sivjet u shpall këngëtarja Rozana Radi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]