fbpx

Lajçak arrin në Qeveri, nis takimi me Kurtin

nga Revista Kosovarja

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti

Takimi është paralajmëruar të fillojë nga ora 07:30. Nga BE e kanë konfirmuar se vizita e tij ka të bëjë me hapat e ardhshëm ne kuadër te dialogut i cili ndërmjetësohet nga BE.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net gjatë ditës së djeshme, tha se Lajçak me vizitën e tij në të dyja vendet synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Lajçak, udhëton rregullisht në rajon dhe viziton shpesh Prishtinën dhe Beogradin, posaçërisht pas takimeve të nivelit të lartë në Bruksel, për të vazhduar përparimin në atë që është arritur apo për çfarë është pajtuar në Bruksel dhe për të përgatitur hapat e radhës”, tha Stano.

“Në këtë kontekst mund të konfirmojmë se nesër do të jetë në Prishtinë dhe të premten në Beograd”, përfundoi zëdhënësi i BE-së në përgjigjen e tij dhënë për Gazetën Online Reporteri.net.

Kjo është vizita e parë e emisarit sllovak në Kosovë pas takimit të fundit të mbajtur me 2 maj në Bruksel, ku palët u dakorduan për Deklaratën për të Zhdukurit, ndërsa Kosova refuzoi propozimin e ekipit menaxhues për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas Kosovës, Lajçak do të vizitojë të premten edhe Serbinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]