fbpx

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Ne ramë dakord se …

nga Revista Kosovarja

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak në platformën tha se në këtë takim është diskutuar për rrugën përpara, drejt normalizimit.

“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Ndërsa, Zyra e Kryeministrit tha se Albin Kurti i ka thënë atyre se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]