Si çdo të diele edhe sot Lajçak përmes një shkrimi në Facebook ka folur për takimet e zhvilluara gjatë javës që lamë pas.
Ai thotë se i vjen mirë që me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi kanë rënë dakord për hapat e para drejt shtensionimit të situatës.
“Nga Dubrovniku udhëtova për në Bratislavë, ku mbajta diskutime të rëndësishme bilaterale me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Biseda jonë u përqendrua në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e datës 3 qershor, dhe punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. Më vjen mirë që ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka thënë ai.
Pos kësaj, Lajçak shkroi edhe për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Ai ka theksuar se gjatë këtij takimi shkëmbyen mendime, teksa shton se është përgatitur për takimin e ardhshëm në Bruksel.
https://www.facebook.com/LajcakMiroslav/posts/713010477314903?ref=embed_post