fbpx

Lajçak për mundësinë e shtyrjes së afatit për targat: Është vendim i kryeministrit, s’e komentoj!

nga Revista Kosovarja

Bashkimi Europian ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të shtyjë vendimin për çështjen e riregjistrimit të targave në RKS.

Kjo kërkesë ishte e njëjtë me atë që i bëri edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.

Kjo kërkesë ishte edhe temë takimi e kryeministrit Kurti dhe emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili sot ishte sot në zyrën e Kurtit, për të dytën herë këtë javë.

Lajçak u pyet nëse Kurti ka marrë ndonjë vendim për këtë çështje, por ai s’dha detaje, përveçse e konfirmoi se folën për të.

“E diskutuam këtë çështje dhe sigurisht është vendim i kryeministrit. Unë s’do të komentoj në këtë çështje. Nuk do të flas shumë”, tha shkurt Lajçak .

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]