fbpx

Lajçak takohet me Kurtin

nga Revista Kosovarja

Përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak pas takimit me presidenten Osmani, vazhdoi vizitën e tij në objektin e qeverisë për tu takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Një ditë më parë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, njoftoi se Lajçak këtë vizitë e zhvillon me kërkesë të Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Pas takimeve në Kosovë, ai do të niset për në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vizita e tij në Kosovë po bëhet për të diskutuar menyrat e shtensionimit të situatës në veri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]