fbpx

Lajçi pyet Kurtin: A po m’kallxon, a përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej pensionit a?

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim për pensionistet i cili nuk u prit edhe aq mirë nga ta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në bashkëpunim me anëtaret e Qeverisë ka vendosur për heqjen e 20 eurove nga pensionet e tyre.

Lidhur me këtë, ka reaguar aktori Çun Lajçi përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai në llogarinë e tij Facebook ka bërë një pyetje drejtuar Kurtit, cila ishte arsyeja e heqjes së 20 eurove nga pensioni ka pyetur Lajçi.

Tutje, ai ka shkruar se me fillimin e verës do të dalë për të shitur libra, sa për të mbetur gjallë.

Postimi i plotë i Çun Lajçit pa ndërhyrje:

‘O Albin shoqalani
Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, a përnimend don me na i hjekë nga 20 euro prej pensionit a? Se qeshtu po shkruejnë portalet, e ato janë “fort t’besueshme”!
S’po m’dhimsen jo, se tash vjen vera e dal shes libra, bile-bile e qëndisi rrugëve edhe romanin e ri “Shoqalani”, por po tutna mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?
Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rroi kajtja e mua pleqnia!’

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]