Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energj, që kishte të bënte me kalimin e bizneseve në treg të hapur të energjisë.
Sipas vendimit të Gjykatës të datës 18 qershor 2025, i publikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, është aprovuar si i bazuar propozimi i paditësit për caktimin e masës së sigurisë. Kjo masë ka për qëllim shtyrjen e ekzekutimit të njoftimit të ZRRE-së të datës 3 qershor 2025.
Në vendim thuhet: Pezullohet ekzekutimi i Njoftimit të datës 03.06.2025, për moslejimin e paditësit/propozuesit të shfrytëzojë furnizimin nga shërbimi universal, i nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit.