fbpx

“Lakeside Hotel” në Vërmicë mrekullia në mes të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Vërmica është përherë destinacioni ideal për të kaluar një apo disa ditë të bukura e të pa harruara.

Liqeni i Vërmicës është një vend që për shumë vite tërheq numër mjaftë të madh të vizitorëve. Për ta pasur atë “në pëllëmbë të dorës” dhe për ta soditur me kënaqësinë më të madhe, ju mundëson ekskluzivisht “Lakeside Hotel”.

Për një eksperiencë ndryshe, të rrallë dhe krejt unike, ka vetëm një vend ideal, “Lakeside Hotel” në Vërmicë.

Ky hotel i bukur, i ndërtuar në një pikë të lakmueshme, i aderuar me shije, komod dhe me një staf tejet korrekt, mirëpret përditë një numër të madh vizitorësh.

Një nga pikat e forta të “Lakeside Hotel”, është se të gjitha 56 dhomat e hotelit kanë pamje nga liqeni. A nuk është kjo një gjë e mrekullueshme?

Hoteli ka 56 dhoma, dhoma standarde, apartamente, Queen room, suita, executive suita dhe suita presidenciale. Suitat, executive suita edhe suita Presumidenciale janë të pajisura me jakuzi.

Organizimet e ndryshme, si ditëlindjet, dasmat, fejesat e martesar, në “Lakeside Hotel” gjithmonë janë në nivelin më të mrekullueshëm.

Hoteli “Lakeside Hotel” vizitohet nga klient shqiptar dhe të huaj dhe thuajse te gjithë mbesin me përshtypjet më të mira, duke filluar nga pritja, ushqimi, komoditeti i dhomave dhe sigurisht pozicionimi e pamja nga liqeni që ofrojnë dhomat.

Adresa: Vërmicë – Prizren
Tel: 0038348808408
E-mail: [email protected]

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]