Pas javësh të tëra thashethemesh, Lamine Yamal ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole.
Futbollisti i Barcelonës zgjodhi një mënyrë tepër romantike për ta bërë publike marrëdhënien: një postim në Instagram Story për ditëlindjen e 25-të të artistes.
Në imazh, Yamal shihet duke e mbajtur Nicole nga beli, ndërsa përpara tyre qëndron një tortë e madhe e rrethuar nga petale trëndafilash.

Pas tyre, një buqetë gjigante me trëndafila plotësonte skenën, të cilën futbollisti e shoqëroi me emoji zemrash, duke lënë pak vend për dyshime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Dyshja ka kaluar një pjesë të mirë të verës së bashku. Javën e kaluar ata u fotografuan në një pushim luksoz në Monako, ku qëndruan në hotelin “The Maybourne Riviera”, me çmim 2,700 euro nata.
