fbpx

“Largohu femrës”, debat i ashpër mes Bleros dhe Ganisë

nga Revista Kosovarja

Banorja e shtëpisë së ‘Big Brother Vip Kosova’, Santiana ka zhvilluar një debat mjaft të ashpër me Ganin.

E gjitha nisi si një shaka, por Santiana në një moment reagoi e revoltuar ndaj Ganisë duke I kërkuar që t’I qëndrojë larg.

Në këtë situatë u përfshi edhe Blero, i cili me tone të larta I ka kërkuar Ganisë që të largohet nga Santiana.

“Gani e ke tepruar me femra, largoju femrës vëlla, unë kom çikë, po të thotë largohu, të tha 100 herë, largoju femrës, bëjë shaka në distancë, bëjë çfarë të duash, por largoju femrës”, i ka thënë Blero-Ganisë.

Nuk ka munguar as replika e Gani Gërmisë ndaj Bleros, duke i thënë se ai iu qëndron afër femrave dhe jo si ai ‘që ndahet mëngjes e mbrëmje nga to’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]