fbpx

Laura Fazliu në super-formë, kalon në çerekfinale të Botërorit të xhudos

nga Revista Kosovarja

Laura Fazliu po shfaq formë të lartë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare është kualifikuar në çerekfinale të këtij kompeticioni, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në rrethin e tretë, respektivisht në të tetën e finales, Fazliu e eliminoi me Ippon italianen Carlotta Avanzato.

Paraprakisht, Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Natalia Kropska, po ashtu me Ippon.

Në çerekfinale, Fazliu do të përballet me brazilianen Rafaela Silva.

Laura, e cila rikthehet nga një lëndim që s’po e linte rehat, synon të fitojë medalje në këtë Botëor.

Siç dihet, paraprakisht në këtë Botëror medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi, ndërsa pa medalje mbeti Akil Gjakova.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]