Në finalen e madhe të UEFA Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës që u zhvillua më 8 qershor 2025 në Allianz Arena të Mynihut, një moment i veçantë mori vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.
Lauris Tahiri, një djalë 6-vjeçar me prejardhje nga fshati Mushtisht i Komunës së Suharekës, i cili jeton në Gjermani, ishte një ndër fëmijët që shoqëroi futbollistët në hyrje të fushës. Laurisi pati fatin të qëndronte pranë yllit të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, gjatë interpretimit të himnit të Portugalisë.
Por ajo që e bëri këtë moment edhe më të veçantë ishte gjesti i Laurisit, i cili në atë çast realizoi me duar shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar shqiptar. Ky moment u kap nga kamerat e transmetimit direkt dhe më pas nga një video në TikTok, e cila brenda pak ditësh arriti mbi 4 milionë shikime, duke u bërë virale në rrjet, shkruan “Kosovarja”.
Familja Tahiri shprehet e emocionuar dhe krenare që, edhe pse Laurisi është lindur dhe po rritet në Gjermani, nuk e harron kurrë prejardhjen dhe rrënjët e tij shqiptare.
@gambo479 Woher wusstest du dass ich Albaner bin 😂 #spanien #spain #portugal #lamineyamal #football #footballedit #footballtiktok #fy #fyp #viral #cr7 #cristiano #ronaldo #rafaelleao #leao #brunofernandes #vitinha #bernardosilva #joaoneves #nunomendes #rubendias #cristianoronaldo #pedri #gavi #nicowilliams #daniolmo #fabianruiz #cucurella #huijsen #ferrantorres #raulasencio #asencio