fbpx

Lazim Destani feston ditëlindjen, urimin më të veçantë ja bënë i biri artist

nga Revista Kosovarja

Lidhja e djemve me baballarët e tyre përgjithësisht prihet të jetë e fortë.

E tillë është edhe ajo e biznesmenit dhe filantropit të njohur shqiptar, Lazim Destani, me djemtë e tij.

Me rastin e ditëlindjes së babait, aktori Blerim Destani ka lënë një mbishkrim mjaftë të përzemërt në faqen e tij në Instagram, ku shkruan: “Urime, edhe 100 të tjera babë”.

Blerimi, urimin e ka shoqëruar me një foto nga festa e ditëlindjes së të atit, ndërkaq në prapavijë shihet numri 68-të, gjegjësisht numrin e viteve të biznesmenit me nam, Lazim Destani.

Ndryshe, Lazim Destani ka lindur më 23 gusht 1954 në Bozofcë të Tetoves, është sipërmarrës i suksesshëm, mbështetës i vendosur i shoqërisë si dhe njihet për përkrahjen e iniciativave që synojnë përparimin e Ballkanit Perëndimor si pjesë e rëndësishme përbërëse e idesë Evropiane.

Urime ditëlindjen, Lazim Destani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]