Sonte, në këtë natë të madhe, ku të gjithë përgatiten të agjërojnë, ku agjërimi na bën t’i përkushtohemi anës shpirtërore dhe na fisnikëron , z. Lazim Destani përmes rrjeteve sociale shpreh dhe uron muajin e Ramazanit , duke iu uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve.
Porositë e muajit të Ramazanit duhet të shoqërojnë besimtarët edhe në muajt e tjerë, thotë filantropi e biznismeni i njohur z. Lazim Destani në mesazhin që e përcjell në hyrje të këtij muaji të shenjët e të bekuar .
E para prej tyre është kujdesi ndaj familjes, ruajtjes së saj si dhe rritës dhe edukimit të drejtë të saj. Vetëm një familje e shëndoshë dhe e edukuar mirë është themeli për një komunitet e shoqëri me vlera e parime fisnike.
Ramazanin ta presim e ta përcjellim të lumtur, që krijuesi na e dha mundësinë t’i përjetojmë nimetet e tij e sot krenarë e faqebardhë, me familjet tona të ulemi bashkërisht në sofër , të gëzuar në syfyrin e parë.
Gjatë një muaji të jemi bashkë në adhurime, falje e lutje. Të jemi bashkë në syfyre e iftare. Edhe sot e tutje, edhe pas këtij muaji të bekuar , uroj të vazhdojmë të jemi bashké kudo , në arritje té sukseseve té reja , për një jetë të miré , për një shtet të fortë.
Edhe në këtë natë të madhe, lusim Zotin për mirësi, begati, paqe, harmoni, larg zënkave e konflikteve, sherreve e egove të dynjasë- uron Lazim Destani./ Kosovarja