fbpx

Lazim Destani : Kontributin tonë patriotik që na takon ta bëjmë për Luginën

nga Revista Kosovarja

 

Beznesmeni, intelektuali e filantropi i shquar shqiptar, Lazim Destani, vazhdon të jetë prezent në shumë ngjarje e zhvillime me rëndësi në botën shqiptare.

Destani,së fundi ishte i pranishém në Konferencën Ekonomike me moton ‘ Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës , që u mbajtë në Preshevë. Përshtypjet nga kjo Konferencë , Destani shprehu edhe përmes rrjeteve sociale, i cili ndër të thera tha : U ndjeva i nderuar me pjesëmarrjen në këtë ngjarje qe tashmë i ka vënë themelet për të qenë një event tradicional për gjallërimin e jetës ekonomike në Luginë.

Postimi i plotë:

‘Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës’ është motoja e Konferencës Ekonomike që dje i zhvilloi punimet për të dytën herë me radhë në këtë rajon të Luginës. U ndjeva i nderuar me pjesëmarrjen në këtë ngjarje që tashmë i ka vënë themelet për të qenë një event tradicional për gjallërimin e jetës ekonomike në Luginë. Ky aktivitet organizohet nga shoqata ‘Unioni i Afaristëve Vizioni – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc’, të drejtuar nga Xhelal Memeti, ndërsa konferenca e sivjetme shënoi dhe një-vjetorin e themelimit të shoqatës. Krahas pjesëmarrjes së mbi 200 bizneseve nga trojet tona e nga diaspora këtu ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Odave Ekonomike të trojeve tona si dhe autoritete lokale të Luginës.
Kjo ngjarje ishte një mundësi shumë e mirë ku bizneset nga diaspora, por edhe ato nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, të njihen me prodhuesit e Luginës e të ngrenë bashkëpunim mes vete. Gjatë diskutimeve e bisedave këtu, potencova se më e mira që ne njerëzit e biznesit mund ta bëjmë sot për Luginën është mbështetja që mund t’ua japim prodhuesve të këtushëm për plasimin e produkteve të tyre në tregjet europiane apo të rajonit tonë. Dhe kjo nuk duhet të shikohet thjesht e vetëm si biznes por le ta shikojmë si mënyrën më të mirë për ta dhënë kontributin tonë patriotik që na takon ta bëjmë për Luginën. Fuqizimi i ekonomisë së kësaj ane vetvetiu sjell vende të reja pune, dhe kjo i duhet sot Luginës, rinisë e popullatës së këtushme.
Uroj që bashkëpunimi mes bizneseve tona të jetë gjithnjë në rritje e në funksion të zhvillimit ekonomik, për jetë më të mirë e për progresin tonë si komb.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]